Karriera

Sipas Universitetit të Harvardit: 4 shenja që gjumi i keq po ju shkatërron karrierën

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2020

Sipas Universitetit të Harvardit: 4 shenja që gjumi i keq po ju

Kush po bën një gjumë për shtatë palë qejfe në ditët e sotme? Shumë pak njerëz. Me fjalë të tjera, një gjumë i keq ose i pamjaftueshëm nuk ndikon negativisht vetëm te problemet shëndetësore, por edhe te karriera. Referuar një artikulli të Harvard Business Review – një revistë e botuar nga Harvard Business Publishing në pronësi të Universitetit të Harvardit, e cila botohet gjashtë herë në vit – këto janë shenjat kryesore se cilësia e gjumit ndoshta po ju shkatërron karrierën.

1 – Ndiheni gjithnjë e më pak produktiv: Mungesa e produktivitetit është një nga efektet anësore të gjumit, referuar një studimi të Sleep Medicine Review. Pagjumësia mund t’ju bëjë të keni probleme me humorin.

2 – Nuk jeni aq kreativ sa më parë: Nëse vini re se nuk keni asnjë ide të re së fundmi, gjumi i keq mund të jetë fajtori. Gjumi fuqizon glukozën, molekulën që ushqen trurin dhe pastron beta-amiloidin, një proteinë e cila ndërtohet në tru dhe ndikon negativisht te krijimtaria dhe frymëzimi.

3 – Harroni: Nëse vini re se harroni detaje, nuk orientoheni mirë dhe keni vështirësi për të mbajtur mend një informacion të caktuar, gjumi mund të jetë arsyeja.

4 – Shfaqni probleme te marrëdhëniet në punë: Gjumi jocilësor mund të ndikojë te pozicioni juaj drejtues në punë duke jua kthyer në sfidë të vërtetë. Studimet thonë se udhëheqësit që nuk flenë mjaftueshëm gjumë, janë më pak karizmatikë në ambientet punës. Po kështu, këta drejtues kanë më pak ide dhe më shumë sjellje abuzive.

Pra, nëse flini pak, edhe në rast se po e bëni këtë për diçka produktive dhe të rëndësishme, gjasat janë që do të përballeni me efektet anësore të pagjumësisë në një plan afatgjatë. Kështu që, një nga mënyrat për të pasur karrierë produktive është gjumi cilësor.

Artikuj të rekomanduar: