High Tech

Pse të famshëm si Kim K, DiCaprio, Katy Perry etj., po bllokojnë Instagramin për 24 orë

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2020

Pse të famshëm si Kim K, DiCaprio, Katy Perry etj., po bllokojnë

Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio, Katy Perry, Naomi Campbell, Jamie Foxx, Ashton Kutcher, Jennifer Lawrence, Michael B. Jordan, Sacha Baron Cohen, Naomi Campbell dhe shumë njerëz të tjerë të famshëm, njoftuan se do të bllokojnë Instagramin për 24 orë, që konsiston në ndërprerjen e postimeve për një kauzë të rëndësishme.

Fushata 24-orarëshe vjen në bashkëpunim me Stop Hate for Profit (SHFP) dhe ka për qëllim që të detyrojë Facebook, i cili ka në pronësi Instagramin, që të mos lejojë më gjuhën e urrejtjes në “emër të drejtësisë”.

Stop Hate for Profit – që merret me sigurinë dhe veprimtarinë online – kërkon që Facebook të bllokojë grupet që promovojnë dhunën, grupet ku shfaqet epërsia e një race ndaj një tjetre, teoritë konspirative, përmbajtjet me gjuhë urrejtje, informacionet e pavërteta etj.

Sigurisht që fushata #StopHate nuk vlen vetëm për personazhet e njohur, por kushdo mund ta shpërndajë si postim dhe më pas të “ngrijë” llogarinë në Instagram për 24 orë. Deri tani, më shumë se 200 milionë llogari e kanë shpërndarë nëpër platformat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Fushata ka sjellë edhe reagimin e njerëzve. Disa prej tyre theksojnë që ndoshta njerëzit e famshëm duhet ta bllokojnë Instagramin më shumë se 24 orë, ndoshta 1 javë ose përgjithmonë, ndërkohë që të tjerë vënë në dukje se kjo nuk lidhet me bojkotin e Instagramit – sepse askush, të paktën për të famshmit, nuk do të kafshojë dorën që e ushqen – por me sjelljen në vëmendje të një çështjeje problematike.

Facebook ka thënë më parë se po ndërmerr hapa për të trajtuar keqinformimin në internet.

Burimet: Guardian, E! Online