Chrissy Teigen, përmes një video në Instragam, foli ndër të tjera për problemet me të cilat po përballet gjatë shtatzënisë, për shkak të placentës.
“Placenta ime ta shpif. Gjithmonë ka qenë pjesa më e keqe e shtatzënive të mia. Kur isha shtatzënë me Miles, placenta ndaloi së ushqyeri foshnjën, kështu që u desh që të vinte në jetë më herët. E njëjta gjë edhe me Luna-n.”
Më pas, shtoi:
“Gjithçka është mirë. Vërtet ndihem mirë, por placenta është e dobët dhe më bën të kem gjakderdhje shumë. Pra, në thelb, është rrezik i lartë. Thjesht duhet ta bëj sërish të shëndetshme. Kjo do të thotë që nuk duhet të lëviz dhe duhet të jem në regjim shtrati.”
Në komunikimin e saj, padashur, Chrissy zbuloi edhe gjininë e bebit. Ajo iu referua si “ai”.
“Ai është i shëndetshëm. Ai është ndoshta...ups! Ky ishte budallallëk,” tha ajo duke qeshur.
Ky do të jetë fëmija i tretë për Chrissy Teigen dhe John Legend. Ata janë prindër të vajzës 4 vjeç, Luna Simone, dhe djalit Miles Theodore, 2 vjeç.