TV Mania

Aktorja largohet nga ‘Portokalli’: ‘Mospërputhje artistike me regjisorin’

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2020

Aktorja largohet nga ‘Portokalli’: ‘Mospërputhje

Në sezonin e ri televiziv, aktorja Egla Ceno nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli” për shkak të mospërputhjeve artistike me regjisorin, Altin Bashën. Një një prononcim për Iconstyle.al, Ceno tha se po punon për t’u rikthyer në teatër dhe është pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër.

“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në teatër ‘Zyrtarisht Beqare’.”

Aktorja la të hapur mundësinë për t’u rikthyer në “Portokalli”. “Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen,” tha ajo.

Shtojmë se pavarësisht aludimeve të shumta për largimin e stafit të “Portokalli” nga Top Channel, përveç Xhemi Shehut dhe Renada Cacit, asnjë tjetër nuk ka konfirmuar largimin.