Edhe pasi Twitter e bllokoi për 12 orë, falë videos së çuditshme që postoi, Kanye West ka vazhduar përsëri me deklarata të forta në profilin e tij.
43-vjeçari, ngjalli shqetësim të madh në publik, pas një postimi shqetësues në lidhje me frikën e tij se ai do të vritet dhe se do t’i merret vajza e tij e madhe, North.
Këtë të premte, ai shkroi:
“North, po shkoj në luftë dhe po vendos jetën time në vijë dhe nëse më vrasin, mos e lër kurrë “median e bardhë” të të thotë se nuk kam qenë një njeri i mirë...Kur njerëzit kërcënojnë të të nxjerrin nga jeta ime, thjesht dije se të dua shumë.”
Krahas postimit, ai bashkangjiti edhe një foto të vajzës së tij, North.
Edhe pse postimi më pas u fshi, ndjekësit, gjithsesi, filluan t’i shkruanin reperit.
“Ne e pamë postimin tënd të fshirë. Të duhet ndihmë nga mjekët, familja dhe miqtë. Kjo nuk do të përfundojë mirë pa ata. Sidomos pa mjekët!”
Dikush shkruante:
“Mjaft! Shko dhe kërko ndihmë!”
Ndërkohë, një burim për People i thotë revistës se martesa e tij me Kim, është “në fund të litarit”, ndonëse nuk është hera e parë që përflitet për këtë.
“Ai nuk po i merr më ilaçet që premtoi se do të merrte. Ai bëri shumë premtime dhe tani ato premtime janë thyer brenda një muaji.”
Kardashian adresoi publikisht diagnozën e bashkëshortit të saj në një deklaratë, ku foli për bipolaritetin dhe problemet dhe i kërkoi ndjekësve pak “dhembshuri”.
Sidoqoftë, sipas burimit të People, edhe Kim së fundmi ndihet e lodhur dhe Kanye nuk e kupton se sa dhimbje po i shkakton asaj.
Burimi: People, Mirror CO UK