Shkencë

Ju kujtohet ‘Ice Bucket Challenge’?: Sfida e ndihmoi mjekësinë në mënyrë fantastike!

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2020

Ju kujtohet ‘Ice Bucket Challenge’?: Sfida e ndihmoi

Kur Ice Bucket Challenge u bë virale në verën e vitit 2014, kërkesa për mbledhjen e fondeve nga Pete Frates përfshiu gjithë globin, duke mbledhur miliona dollarë dhe duke ndryshuar rrjedhën e hulumtimeve të ALS.

ALS (Amyotrophic Lateral Sclerosis)  - është një grup sëmundjesh të rralla neurologjike që përfshijnë kryesisht qelizat nervore (neuronet) përgjegjëse për kontrollimin e lëvizjes vullnetare të muskujve. Sëmundja është progresive, domethënë simptomat përkeqësohen me kalimin e kohës.

Sfida “Ice Bucket”, që erdhi si ide e lojtarit të golfit, Chris Kennedy, i cili vuante nga skleroza amiotrofike, financoi qindra projekte kërkimore dhe ishte drejtpërdrejt përgjegjëse për financimin e Programit të Mjekësisë  të Zhvillimit të Terapisë ALS, me seli në Cambridge.

Falës Sfidës së “Ice Bucket” apo Sfidës së Kovës së Akullit:

- 115 milion dollarë u dhuruan për Shoqatën ALS gjatë periudhës fillestare 2-javore të fillimit të sfidës 2014.

- Shoqata ALS dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit investuan 416 milion dollarë në kërkimet për ALS.

- Shpenzimet e shoqatës ALS për kërkime u rritën nga 4-6 milion dollarë në vit në 17-19 milion dollarë në vit.

- Numri i pacientëve që merrnin  trajtim u rrit nga 15,000 në 20,000 në vit.

- U zbuluan 5 gjene të reja të lidhura me ALS, të cilat do të nxisin trajtime të reja.

- Janë zhvilluar 33 prova të reja të ilaçeve dhe 29 prova të reja vëzhguese.

- Më shumë se 17 milion njerëz ngarkuan video të Ice Bucket Challenge në Facebook.

- U financuan 29 qendra të reja të shkëlqyera të trajtimit ALS dhe 20 qendra të reja të njohura të trajtimit.

Falë një sfide, që një dukje ishte thjesht një lojë e radhës për t’u hedhur në rrjete sociale, sot shkencëtarët kanë ilaçe dhe trajtime që reduktojnë në mënyrë të dukshme simptomat e ALS dhe së fundmi, një ilaç i ri po po testohet për lehtësimin e simptomave.

Burimi: BostonHerald