Me motin me shi, po mbërrin dhe koha e vërtetë e vjeshtës dhe papritur, do ta gjeni veten duke kërkuar të vishni një xhaketë apo pallto.
Këtu, do të gjeni një sërë xhaketash që nëse nuk i keni ende në garderobë, duhet të nxitoni t’i bëni tuajat, pasi thuajse në çdo sezon janë trend dhe nuk njohin kohë. Pra, është një investim i mirë që po bëni për veten.
Nëse i keni pjesë të garderobës, kjo do të thotë se jeni një blerëse e zgjuar, pasi këto trende i rezistojnë kohës dhe janë ende të rëndësishme edhe pas një dekade.
Who What Wear ka përzgjedhur disa xhaketa, që ju të keni një ide mbi këto modele “të pavdekshme”:
1. Palltot dhe xhaketat e inspiruara nga ushtria
Me to, nuk mund të gaboni kurrë. Modeli i palltove dhe xhaketave të tila është i përshtatshëm për të gjitha llojet e trupave.



2. Xhaketat "Shearling-Trim"



Ngjyra rozë duket pak më ndryshe dhe e bën pamjen tuaj të duket shumë “fresh”!

3. Palltot me kuadrate




4. Pallto/xhaketë në ngjyrë të zezë
Sigurisht, asgjë nuk e mund ngjyrën e zezë dhe palltot e zeza s’kishin si të mungonin në këtë seksion.


5. Palltot me print leopard


6. Palltot “Trench”


7. Xhupat e fryrë “Puffer”


