Problemi më i madh i vajzave gjatë ditëve me shi: Flokët! Ti sapo je krehur, bota jashtë dukej më e bukur dhe papritur nis shiu. Para se ta quash veten pa fat, bëhu praktike dhe shijoje shiun bashkë me flokët. Si t'i shpëtojmë flokët gjatë këtyre ditëve?
1. Bëni topuzin e çrregullt
Atë topuzin në majë të kokës që del gjithnjë perfekt kur jemi në shtëpi dhe një tmerr kur duam të dalim. Provojeni dhe ikni ashtu, të shkujdesura.
2. Ose bishtin e shkujdesur
Ky bisht të krijon idenë se je marrë me orë të tëra, kur në fakt as vetë s'e di ç'ke bërë. Gjithsesi, jashtë ka shi.
3. Përdor një kapëse
Aksesorët janë trendi i flokëve për këtë vit, prandaj mos u kurseni fare.
4. Thjesht lahuni dhe tregojini botës flokët tuaj origjinale
Kaçurrelat dhe ondet janë një ide e mirë.
5. Rrathët e famshëm të kokës!
Askush s'e ka mendjen tek floku, rrethi do të marrë gjithë vëmendjen!
Burimi: Elle