Kinema & TV

Pse Tom Hardy ka pak (ose 0) mundësi të jetë James Bond i ardhshëm

Shkruar nga Anabel

23 Shtator 2020

Pse Tom Hardy ka pak (ose 0) mundësi të jetë James Bond i

A e mendoni dot Tom Hardy-n si James Bond-in e ri? Sigurisht që po. Megjithatë kjo është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, për shumë arsye.

Pse Tom Hardy ka pak (ose 0) mundësi të jetë James Bond i

Prej pak ditësh, fansa të Tom Hardy-t janë të entuziazmuar për shkak të thashethemeve se është një nga aktorët që mund të zëvendësojë Daniel Craig, pas performancës së tij të fundit në “No Time to Die”. Fillimisht, thashethemet dolën nëpër blogje jo fort të njohura dhe më pas, tabloidë si Daily Mail, e shpërndanë kudo. Siç e thamë më sipër, mundësitë që Tom Hardy të jetë James Bond i ardhshëm janë të pakta.

Pse Tom Hardy ka pak (ose 0) mundësi të jetë James Bond i

Arsyeja kryesore lidhet me moshën. Tom është 43 vjeç. Duke marrë parasysh që ka zakonisht një ndërprerje katërvjeçare midis filmave, kjo gjë do të bënte që Hardy të ishte 47 vjeç kur të dilte filmi i tij i parë. Nëse supozojmë se do të qëndrojë në film po aq gjatë sa Craig, Tom do të jetë në të 60-at e tij kur të dalë filmi i fundit.

Pse Tom Hardy ka pak (ose 0) mundësi të jetë James Bond i

Arsyeja e dytë lidhet me faktin se Tom Hardy është thjesht shumë i famshëm. Daniel Craig për shembull, ose Pierce Brosnan, nuk ishin fort të njohur kur u shpallën yjet e rinj të Bond. Ka një qasje që aktori protagonist të jetë 007 dhe vetëm 007. Tom mund të jetë vërtet 007, por ai do të shfaqet edhe në teatër, edhe nëpër filma të tjerë, do të jetë pjesë e serialeve të ardhshëm. Pra, James Bond jo fort ekskluziv.

Pse Tom Hardy ka pak (ose 0) mundësi të jetë James Bond i

Arsyeja e tretë, por jo pak e rëndësishme, është se Tom Hardy është aktor i kushtueshëm. Pagesa e Craig për “Casino Royale” thuhet të ketë qenë 2.5 milionë dollarë, afro sa një e katërta e pagesës që mori Tom Hardy për “Venom”.

Pse Tom Hardy ka pak (ose 0) mundësi të jetë James Bond i

Nëse Eon Production nuk e merr në konsideratë fare moshën, ekskluzivitetin dhe pagesën e shtrenjtë të Tom-it, ai ka të gjitha mundësitë të jetë James Bondi i ardhshëm. Në të kundërt, është thjesht ëndërr që s’bëhet realitet.

Pse Tom Hardy ka pak (ose 0) mundësi të jetë James Bond i

Burimet: Esquire, Telegraph