Celebrity

Gigi Hadid dhe Zayn Malik, prindër për herë të parë: Zbulohet gjinia e bebit

Shkruar nga Anabel

24 Shtator 2020

Gigi Hadid dhe Zayn Malik, prindër për herë të parë:

Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një vajzë dhe lajmi u bë publik më 23 shtator.

Gjatë kësaj kohe ka patur një sërë aludimesh nga fansat, se Gigi e ka lindur fëmijën pa bërë asgjë publike, pasi babai i saj, Mohamed, postoi një letër të ëmbël për "nipin e tij të vogël" në Instagram më 16 shtator, por nuk paska qenë kështu.

Zayn konfirmoi lajmin në Twitter, duke shkruar:

“Vajza jonë është këtu. E shëndetshme dhe e bukur.”

Ai vazhdon:

“Të përpiqem ta them me fjalë, ndjesinë që po përjetoj është e pamundur. Dashuria që ndjej për këtë njeri të vogël është përtej asaj që unë kuptoj. Mirënjohës që e njoha, krenar që e quaj timen dhe falenderues për jetën që do kemi bashkë.”

Edhe Gigi Hadid, para pak orësh, ka mirëpritur bebin nëpërmjet një postimi në Instagram:

“Vajza jonë na u bashkua në tokë këtë javë dhe e ka ndryshuar tashmë botën tonë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Jo shumë detaje nga lindja janë bërë publike, diçka që pritej, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e shtatzënisë së modeles është mbajtur private.

“Unë jam shumë mirënjohëse për komentet pozitive dhe pyetjet dhe dua që ju të dini se ne të gjithë jemi mirë dhe të sigurt. Gjithçka po shkon shkëlqyeshëm. Ju dua", tha Hadid në një Live Instagram-i për shtatzëninë e saj në fillim të këtij viti.

"Padyshim, unë mendoj se shumë njerëz janë të hutuar dhe pyesin se pse nuk po ndaj më shumë, por unë jam shtatzënë në mes të një pandemie. Shtatzënia ime nuk është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në botë.”

Për realizimin e këtij artikulli u përdorën pjesërisht materiale nga Glamour