Health News

Shkencëtarët krijojnë një mënyrë që zbulon koronavirusin për 10 sekonda

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2020

Shkencëtarët krijojnë një mënyrë që zbulon

Në fund të marsit, London School of Hygiene and Tropical Medicine në Mbretërinë e Bashkuar po zhvillonte hulumtime për të trajnuar qentë në mënyrë që të nuhasin koronavirusin. Studime të ngjashme u panë edhe në vende të tjera dhe së fundmi, shkencëtarët janë optimistë pasi mendojnë se kanë gjetur një mënyrë për ta zbuluar koronavirusin brenda 10 sekondave.

Sëmundje të caktuara kanë një efekt të drejtpërdrejtë te aroma e pacientit dhe qentë stërviten për ta njohur këtë aromë specifike. Mjekët kanë trajtuar më parë labradorët dhe cocker spaniels për të zbuluar malarjen dhe saktësia e tyre e ka tejkaluar standardin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Studiues nga Finlanda thanë se qenve të tyre u duhen 10 sekonda për të nuhatur virusin dhe procesi funksionon pothuajse në 100% të rasteve. ET, Kossi, Miina dhe Valo janë katër qentë që do të “punojnë” në aeroportin e Helsinkit për të kontrolluar udhëtarët. Finlanda është vendi i parë në Europë që zhvillon këtë program-pilot, i cili do të kushtojë 300,000 euro. Autoritetet thanë për Guardian se shifra është dukshëm më e ulët se testimi i bazuar në laborator.

Testi i nuhatjes është zhvilluar në atë mënyrë që mbron shëndetin e qenve të përfshirë. Pasagjerët që mbërrijnë në aeroport, mbledhin bagazhet e tyre dhe më pas u kërkohet të përdorin një pecetë dhe të fshijnë lëkurën. Peceta përfundon në një enë e cila vendoset në kabinë tjetër dhe qentë e nuhasin. Nëse dallojnë virusin, ata lehin ose shtrihen. Sapo të ndodhë kjo, udhëtarit do t’i bëhet një test PCR falas për të verifikuar vlerësimin e qenit.

Shkencëtarët krijojnë një mënyrë që zbulon

"Është shumë premtuese", tha Anna Hielm-Björkman. "Nëse funksionon, mund të provojë një metodë të mirë shqyrtimi në vende të tjera, si spitalet apo vendet publike."

Në testet paraprake, qentë e identifikuan virusin me saktësi gati 100%. Madje ndonjëherë qentë e nuhasnin aromën disa ditë para se një pacient të zhvillonte simptoma. Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë ere mund të zbulojnë qentë, por një studim në Francë tha në qershor se kishte "prova shumë të larta" që djersa e njerëzve me Covid-19 është e ndryshme nga djersa e njerëzve të shëndetshëm dhe qentë mund ta vënë re ndryshimin.

Kërkimet të cilat përfshijnë qen që mund të nuhasin koronavirusin po kryhen edhe në vende të tjera përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Finlandës. Australia, Franca, Gjermania etj. kanë projekte të ngjashme në proces, sipas Guardian. Një raport para disa javësh tha që vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Brazili dhe Belgjika kanë filluar trajnimin e qenve për të zbuluar virusin.

Burimet: Guardian, BGR, CNN