Karriera

10 mikro-zakone që do t’jua ndryshojnë jetën brenda 1 viti

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2020

10 mikro-zakone që do t’jua ndryshojnë jetën brenda 1 viti

1. Mos kini frikë nga refuzimi: Nëse jeni në kërkim të një pune, çdo ditë, kontaktoni persona të ndryshëm edhe nëse jeni të sigurt që nuk do të merrni një përgjigje mbrapsht. Nuk keni asgjë për të humbur, por potencialisht shumë për të fituar.

2. Shkruani një paragraf: Nëse keni në plan të shkruani një libër, keni një plan biznesi në kokë, do të nisni një blog ose çfarëdo projekti, përpiquni të shkruani të paktën një paragraf për qëllimet tuaja.

3. Kontrolloni llogarinë bankare: Përpiquni të kontrolloni llogarinë bankare çdo ditë. Kjo mund të tingëllojë si një veprim i tepërt dhe është në fakt. Megjithatë është e rëndësishme sepse ju bën më të vetëdijshëm të dini saktësisht sa keni dhe ku po shkoni.

4. Bëhuni më të përgjegjshëm: Nëse dikush ju telefonon ose shkruan, përgjigjjuni kur të keni kohë. Nëse jeni të zënë me punë, mos u shpërqëndroni. Kjo do të bëjë që të mos mbeteni prapa me projektet.

5. Mos reagoni menjëherë: Të mësosh të kontrollosh veten përpara se të reagosh është një nga mënyrat më të mira për të ndryshuar mendimet negative.

6. Kujdesuni për veten: Nuk jeni makineri, kështu që trupi juaj ka nevojë për karburant. Hani kur jeni të uritur. Flini kur ndjeni lodhje.

7. Lexoni më shumë: Nëse nuk jeni një njeri që pëlqen librat, nuk ka problem. Por nuk ka justifikim për të ndaluar të mësuarit, rritjen profesionale dhe zhvillimin e vetes. Ndiqni njerëz në rrjete sociale që postojnë artikuj interesantë. Lexoni lajmet në mëngjes. Dëgjoni një libër-audio.

8. Praktikohuni për të thënë “jo”: Energjia juaj është e kufizuar çdo ditë. Sigurohuni që shkon atje ku vërtet ia vlen.

9. Përdorni çfarë keni: Mos rendni pa u menduar dy herë rreth gjërave të reja (veshje, aksesorë, sende, pajisje etj).

10. Pyesni veten çdo ditë: “Si mund ta ndryshoj jetën time?”.

Shtojcë: Pini ujë.

Burimi: Forbes