Siç mund ta keni dëgjuar, Chrissy Teigen është në pritje të fëmijës së tretë, gjininë e të cilit e zbuloi ajo vetë padashje, teksa fliste për problemet që ka hasur përgjatë shtatzënisë me placentën.
Modelja, në pritje të një djali, u shpreh se placenta e saj është shumë e dobët duke pranuar se ka qenë në spital pasi situata e hemoragjisë sa vinte e përkeqësohej.
"Jam në gjysmë të shtatzënisë sime dhe gjaku nuk pushon thuajse për një muaj rresht, ose diçka më pak. Po flasim për diçka më tepër sesa thjesht perioda vajza. Nuk po flasim për thjesht njolla, por shumë më tepër se aq. Sa herë shkoja në tualet shihja që kisha hemoragji dhe situata u bë shumë keq."- tregon Teigen.
Pavarësisht kësaj, Chrissy shton se është gjithmonë e lumtur kur është shtatzënë dhe se bebi është i shëndetshëm.
"Ai është edhë më i shëndetshëm se Luna apo Miles, ka lëvizur shumë më shpejt se ta. Eshtë i fortë dhe jam e emocionuar për të sepse është trim! Çfarë po bëj tani është të qetësohem sa më shumë të jetë e mundur. S'është e thjeshtë sepse ke pak mundësi për të bërë gjëra. Nëse unë dhe ky vogëlush do t'ja dalim edhe përgjatë javëve në vazhdim, atëherë zona e rrezikut mbaron! Eshtë e frikshme, por nuk mund të bësh asgjë. Po provojmë gjithçka kemi në dorë."- vazhdoi ajo.
Teigen shtoi se gjëja që e ndihmon më pak në këtë situatë është të marrë ide apo sugjerime nga rrjetet sociale, pasi e bëjnë të ndihet sikur diçka po bën gabim!