Testet për Covid-19 që tregojnë rezultatin brenda 15–30 minutash do të shpërndahen në të gjithë botën, duke shpëtuar potencialisht mijëra jetë dhe duke ngadalësuar pandeminë në vendet e varfra dhe të pasura.
120 milionë teste të shpejta antigjeni, të prodhuara nga dy kompani, do të furnizojnë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Testet do të kushtojnë 5 dollarë ose diçka më pak. Testet, të cilët janë të ngjashëm me testet e shtatzënisë – shfaqen dy vija blu kur rezulton pozitiv – do të ekzaminohen nga një punonjës shëndetësor.
Një prej testeve, i prodhuar nga kompania në Korenë e Jugut, SD BioSensor, sapo është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa tjetri, i prodhuar nga kompania amerikane Abbott, pritet të miratohet së shpejti.
Kompanitë janë duke e vendosur 20% të prodhimit të tyre në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe 80% për pjesën tjetër. Testet e shpejta të antigjenit të aprovuara nga OBSH-ja do të jenë më të lehta për t’u përdorur nëpër shkolla, universitete dhe vendet e punës.
Kompanitë pretendojnë se testet e tyre janë të sakta rreth 97%, por kjo është në kushte optimale. Në kushte reale, saktësia shkon në 80% dhe 90%. Ekzistojnë teste të shpejta të antigjenit të disponueshme për shitje në internet, por këto janë të parat që plotësojnë specifikimet e OBSH-së.
Burimi: Guardian