Të mërkurën, Facebook njoftoi planet për të integruar DM (Direct Message) ose inbox-in e Instagram-it, me Facebook Messenger, inbox-in e Facebook, duke lejuar komunikimin në aplikacione të ndara. Thënë më thjesht, një përdorues i Facebook Messenger së shpejti do të jetë në gjendje të bisedojë me dikë në Instagram pa pasur nevojë të shkarkojë aplikacionin Instagram dhe anasjelltas. Përdoruesit do të kenë kontroll nëse duan të marrin mesazhe të tilla ndër-platforme. Përditësimi do të sjellë gjithashtu një pjesë të vogël të veçorive të reja të frymëzuara nga Messenger në DM-në e Instagram, të cilat i shohim më poshtë:
- Zgjedhja e azhornimit
Kur azhornimi të jetë i disponueshëm për ju, do të paraqiteni me këtë mesazh pop-up në Instagram, që ju lejon ta zgjidhni ose të hiqni dorë.
- Vanish Mode (Zhdukja)
Siç sugjeron emri, “vanish mode” ju mundëson t’i zhdukni (fshini) mesazhet automatikisht pasi personi tjetër i ka lexuar, ose pasi të keni mbyllur bisedën, pak a shumë siç funksionojnë bisedat në Snapchat.
- Shihni së bashku (Watch Together)
Opsioni i ri “Watch Together”, ju lejon të akordoheni me familjen dhe miqtë tuaj gjatë një “video call”. Kjo përfshin IGTV, Facebook Watch, shfaqje televizive, filma dhe, së shpejti, Reels.
- Kontrollet e mesazheve
Ju keni kontroll mbi atë se kush mund t'ju dërgojë mesazhe direkt, si renditen ato mesazhe dhe kush nuk mund të komunikojë aspak me ju.
- Opsioni “Report” i përditësuar
Tani ju mund të raportoni biseda të tëra, që i shihni si të papërshtatshme ose të padëshiruara, ndërkohë që m parë mund të bëhej “report” vetëm një përdorues, pra, llogari Instagram-i, ose mesazhe të vetme.
- Sugjerime për të bërë “block”
Instagram dhe Facebook do t’ju sugjerojnë herë pas herë profile active që mund të bëni në “block”, duke u bazuar në profilet e mëparshme që ju keni bllokuar.
- Ngjyra e bisedave të personalizuara
Ju do të mund t’i personalizoni mesazhet tuaja me ngjyra dhe tema të përsonalizuara, të tilla si “dashuria”, “gay-pride” etj.
- Emoji të personalizuara
Mund ta komplikoni lojën e emoji-ve, duke eksperimentuar sa të doni me to.
- Selfie Stickers
Mund ta shndërroni foton tuaj në një sticker dhe ta përdorni atë në çdo bisedë.
Është ende e paqartë se kur do të bëhet azhornimi, por Facebook than ë një postim në blog se po fillon ta shtrijë atë “në disa vende të botës”, me planet për “zgjerim global së shpejti”.
Burimi: Pop Sugar