Pushteti

Donald dhe Melania Trump infektohen me Covid-19

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2020

Donald dhe Melania Trump infektohen me Covid-19

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.  Lajmin, e konfirmoi vetë kreu i SHBA-së këtë mëngjes përmes një statusi në Tëitter.

"Sonte unë dhe bashkëshortja kemi rezultuar pozitiv me Covid. Në do të qëndrojmë në karantinë deri në përmirësimin dhe e gjendjes, do ta kalojmë këtë bashkë."

Ndonëse deri më tani gjendja e tij dhe e Melania-s është e stabilizuar, presidenti 74-vjeçar bën pjesë në grupmoshën më të riskuar nga komplikimet që ky virus sjell. 

Trump për herë të fundit u pa në publik pasditen e të enjtës teksa kthehej në Shtëpinë e Bardhë pas një udhëtimi pune në New Jersey. 

Pak para konfirmimit të këtij lajmi, këshilltarja e tij Hope Hicks kishte rezultuar pozitive dhe çifti presidencial kishte në plan të karantinoheshin edhe pa iu nënshtruar testimit.

Burimi: CNN