Mama Talk

Pse gratë nëpër botë po kërkojnë që fjala ‘dështim’ të mos përdoret më

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2020

Pse gratë nëpër botë po kërkojnë që fjala

Gjetja e fjalëve të duhura për të shprehur humbjen e një fëmije gjatë shtatzënisë mund të jetë e pamundur, veçanërisht nëse marrim parasysh stigmën për abortin, gjë që ua bën më të vështirë grave që të flasin për mënyrën si ndihen.

Dështimi (aborti spontan) është kur një embrion ose fetus ndërron jetë para javës së 20 të shtatzënisë. Aborti spontan zakonisht ndodh brenda 3 muajve të parë të shtatzënisë. Shumë gra e përjetojnë. Në fakt, 10-20% e shtatzënive përfundojnë në abort.

Deklarata e Chrissy Teigen – e cila humbi fëmijën të mërkurën – u pasua nga shumë postime në rrjete sociale, ku vihet re edhe qasja që thekson se fjala “dështim” nuk duhet të përdoret më.

Për vite me radhë, gratë që kanë humbur fëmijën janë përballur me ndjenjën e fajit, i cili në disa raste ka qenë e nxitur nga komentet e papërshtatshme të njerëzve. Shumica e tyre përjetojnë një ndjenjë të gabuar dhe ndihen fajtore.

Në realitet, abortet sponante nuk ndodhin për ndonjë shkak të caktuar, ose veprime të gabuara nga ana e nënës. Shumica janë shkak i anomalive kromozomale që e bëjnë të pamundur zhvillimin e embrionit.

Në rrjete sociale shumë gra po propozojnë që fjala “dështim” të mos përdoret sepse kontribuon në ndjenjën e fajit dhe nënkupton një dështim nga ana e nënës.

- Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për shtatzëninë dhe humbjen e foshnjave.

Burimet: PlannedParenthood.org, Glamour