Celebrity

Kylie Jenner bëri një ‘gafë’ të vogël dhe njerëzit u turrën për ta korrigjuar!

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2020

Kylie Jenner bëri një ‘gafë’ të vogël dhe

Kylie Jenner shkroi në Twitter, datat e publikimit për faqet e saj të reja ndërkombëtare “Kylie Skin", në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Australi dhe Francë, por ajo bëri një gabim të vogël.

“Përshëndetje! Ekipi im po punon shumë për faqet (website-t) e mia në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Australi dhe Francë dhe kemi një datë të re të publikimit: 7 tetor!”

Në postimin e bërë ajo vendos disa faqe (links) ndërkombëtare me flamujt e vendeve përkatës, por mesa duket, gaboi me emoji-n e flamurit të Australisë.

Kylie Jenner bëri një ‘gafë’ të vogël dhe

Në vend të tij, ajo përdori një flamur të Gjeorgjisë Jugore dhe Ishujve “Sanduiç” Jugorë, një zinxhir ishujsh që ndodhen në oqeanin Atlantik Jugor. Ja si duken përkatësisht flamujt:

Kylie Jenner bëri një ‘gafë’ të vogël dhe
Australia
Kylie Jenner bëri një ‘gafë’ të vogël dhe
Gjeorgjia Jugore dhe Ishujt "Sanduiç" Jugorë

Sidoqoftë, njerëzit ishin gati të reagonin, edhe më shumë seç duhej, me “gabimin” e Kylie-t.

“Kjo s’mund të jetë e vërtetë”, shkroi dikush.

Një tjetër shtoi:

“Më fal zemër, po ky s’është flamuri australian. Është ky këtu *emoji*. Faleminderit.”

Edhe njerëz të tjerë filluan të dërgonin gifs dhe fotografi të flamurit australian.

“Kjo është kaq për të qeshur. Hyra në Twitter, vetëm për të parë a ishte e vërtetë.”

Kylie Jenner bëri një ‘gafë’ të vogël dhe

"S'është flamuri australian, por të paktën u përpoqe e dashur."

Burimi: Mirror CO UK