Celebrity

Gabriel Garko flet për lidhjen 11-vjeçare me partnerin, historinë me Eva Grimaldi-n dhe familjen

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2020

Gabriel Garko flet për lidhjen 11-vjeçare me partnerin,

Pas deklaratës së bujshme në "Grande Fratello VIP", Gabriel Garko ka vazhduar rrëfimin e tij në "Verissimo", ku foli gjatë për marrëdhënien e tij 11 vjeçare me një burrë. 

"14 vite më parë, harrova gjithçka dhe u ika larg të gjithëve. Unë dhe Riccardo jetonim bshkë, por ishte një periudhë me situata të shtirura, false. Kur për darkë në vinin miq, ai bënte sikur ikte në shtëpi para tyre, për t'u kthyer sërish më vonë. Kur shkonim me pushime ishim gjithmonë grup, të shoqëruar nga njerëz të tjerë, por kemi qënë bashkë për 11 vjet."

Për vite me radhë, Garko thotë se ka jetuar si njeri tjetër, por fillimisht e mori si lojë derisa para 3 vjetësh vendosi t'i jepte fund "personazhit" që kishte krijuar për veten.

"Sot e kam hequr maskën. Më në fund, pas 3 vitesh e gjysmë, duke qenë larg sheshxhirimeve, kam patur mundësinë të jem brenda lëkurës sime. Kuptova që nuk po ndihesha më mirë,prandaj nevoja për të dalë ishte urgjente."

Ndonëse orientimi i tij seksual është mbajtur sekret për një kohë të gjatë prej botës, familja e tij ka qenë gjithmonë në dijeni. Garko vazhdon rrëfimin duke thënë se prindërit dhe motrat nuk e kanë gjykuar kurrë për zgjedhjet, përkundrazi e kanë mbrojtur dhe mbështetur. 

"Kisha frikë se nëse e tregoja orientimin tim seksual nuk do të mund të punoja më. Kisha frikë se mos publiku ndihej i vënë në lojë, por në fund të ditës ai që u vu në lojë isha unë. Kam patur momente shumë të vështira, mendime të tmerrshme, por sot jam i lumtur për atë që jam dhe sepse ndoshta nuk do të isha ky nëse s'do kaloja çfarë kam kaluar. Tani njerëzit mund të më njohin për atë që jam realisht."

Përsa i përket historisë së famshme me Eva Grimaldi-n, Garko thotë se me të ka qëndruar për 8 vite dhe se ishin çift, pavarësisht se mungonte seksi mes tyre. 

"Kemi ndihmuar shumë njëri tjetrin. E kam dashur shumë, por jo ashtu siç njerëzit mund ta imagjinonin. E doja si njeri dhe mund të isha martuar me të vërtet me të."

Përsa i përket marrëdhënieve aktuale, ylli italian thotë se po del me dikë, por është ende herët për të dhënë detaje, pasi historia sapo ka nisur.

Burimi: Corriere Della Sera