TikTok është vendi ku çdo ditë prodhohen hile dhe ide të reja për të bërë makeup. Kësaj radhe, fokusi janë qerpikët!
Truku i kësaj here është i thjeshtë, ndonëse është pak i çuditshëm:
- Aplikoni rimel “me shumicë”, pa u shqetësuar se qepallat e syve do të duken të zeza në fund.
- Më pas, me disa kunja veshësh fshini gjithë “dëmin” e bërë në qepalla.
Rezultati: Qerpikët më të mirë që keni parë ndonjëherë. Kjo është prova:
@spitcyyyy YES I know I’m a lunatic and NO I don’t know how to put on my mascara normally ##mascara ##WhatsUpDocChallenge ##lashes ##PokemonGO
? original sound - cailyn
Ju mund të provoni fillimisht edhe diçka të ngjashme, por duke vendosur më pak rimel.
Shumë ndjekëse nuk janë ende të bindura për efektin, duke thënë se vajzat që e kanë xhiruar videon kanë patur qerpikët e gjatë për arsye gjenetike dhe jo nga rimeli. Sidoqoftë, nuk humbisni gjë, nëse e provoni, përveçse pak sasi të rimelit.
Ndërkohë, një mënyrë “më normale” për t’i bërë qerpikët të duken më të dendur është edhe kjo: Aplikimi nga rrënja – lart.
Për realizimin e këtij artikulli, u përdorën pjesërisht materiale nga Glamour