Instagram po fillon Muajin Kombëtar të Parandalimit të Bullizmit duke prezantuar karakteristika të reja për të kufizuar ngacmimin dhe bullizmin në mediat sociale.
Dita e martë, 6 tetor, që përkon edhe me përvjetorin e 10 të Instagram, aplikacioni njoftoi dy karakteristika të reja që do të kufizojnë ndërveprimin negativ në komente.
“Bullizmi është një sfidë me të cilën përballen shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë që tashmë po merren edhe me presionet shtesë të sjella nga COVID-19," tha Instagram në blogun e tij.
Karakteristika e parë, të cilën Instagram ka testuar ditët e fundit, automatikisht do të fshehë komente që janë të ngjashme me komente të tjera që janë bërë “report”. Nëse përdoruesit dëshirojnë t’i shohin këto komente, ata mund të klikojnë “View Hidden Comments".
Karakteristika e dytë do të dërgojë mesazhe të reja paralajmëruese te përdoruesit, të cilët postojnë komente që raportohen shpeshherë si ofenduese. Ky opsion po testohet në disa gjuhë.
“Që prej prezantimit të mesazheve paralajmëruese më pak se një vit më parë, Instagram ka parë një rënie të ndërveprimeve negative si në komente ashtu edhe në vendosjen e përshkrimeve në foto”, u shprehën zëdhënësit e Instagram.
Çdo koment që shkel udhëzimet e komunitetit të Instagram do të vazhdojë të hiqet automatikisht nga aplikacioni.
Instagram gjithashtu po feston 10-vjetorin e tij me një “Vezë Pashkësh”, që lejon përdoruesit të ndryshojnën ikonën bazë të aplikacionit:
Adam Mosseri, kreu i Instagram, festoi ditëlindjen e 10-të aplikacionit dhe në një deklaratë u shpreh se “është krenar për vendin ku Instagram-i ndodhet sot”, por mendon ende “se ku do të shkojë”.
So this works weirdly well pic.twitter.com/awTmK9bMEs
— Gurmehar Sangha (@gssangha) October 6, 2020
“Ne e dimë që azhornimi i një aplikacioni që përdoret nga më shumë se një miliard njerëz është një përgjegjësi e madhe dhe është e rëndësishme të përshtatet," tha ai.
"Unë jam i ngazëllyer për mënyrën se si këto ndryshime do të ndihmojnë komunitetin tonë të krijojë valë të reja të kulturës dhe mezi pres të shoh se si ju do të na frymëzoni më tej".
Burimi: People