Social Buzz

Çfarë është konspiracioni QAnon, që Facebook po kërkon ta zhdukë

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2020

Çfarë është konspiracioni QAnon, që Facebook po

Facebook ka njoftuar se do të heqë çdo faqe ose grup që përfaqëson grupin konspirativ QAnon. Kompania e mediave sociale, e cila gjithashtu zotëron Instagram, tha në një deklaratë ditën e sotme:

“Duke filluar nga sot, ne do të heqim çdo faqe në Facebook, grupet dhe llogaritë në Instagram që përfaqësojnë QAnon, edhe nëse ato nuk përmbajnë përmbajtje të dhunshme.”

QAnon është një teori e gjerë konspirative që pretendon se ekziston një grup pedofilësh adhurues të Satanit në qeveri, biznes dhe media, duke u luftuar nga Donald Trump.”

Ky konspiracion është gjithashtu i lidhur me teoritë “anti-vaksinë” apo 5 G-në.

Prej 19 gushtit, Facebook njoftoi masa të reja për të frenuar përhapjen e postimeve të QAnon, por mesa duket, nuk ka patur ndikimin e mjaftueshëm.

Gjatë muajit gusht dhe shtator, Facebook ka hequr mbi 1.500 faqe dhe grupe për QAnon që përmbanin diskutime për dhunë të mundshme.

Një zëdhënës i Facebook, u shpreh se masat dhe përpjekjet e bëra duhet të forcohen edhe më shumë, “por kjo punë do të marrë kohë dhe duhet të vazhdojë në ditët dhe javët e ardhshme”, tha ai.

“Ekipi ynë i Operacioneve të Organizatave të Rrezikshme do të vazhdojë të zbatojë politikat dhe të zbulojë raste të tilla. Ne kemi qenë vigjilentë në zbatimin e politikave tona dhe studimin e ndikimit të tyre në platformë, por kemi parë disa çështje që çuan në azhornimin e sotëm.

Për shembull, ndërsa ne kemi hequr përmbajtjet me QAnon që mbështet dhunën, kemi parë përmbajtje të tjera në mbështetje të QAnon, që mbështesin forma të tjera të dhunës dhe keqbërjes. Ne synojmë ta luftojmë këtë në mënyrën më efektive me një azhornim që forcon dhe zgjeron zbatimet tona, kundër lëvizjes së teorisë së konspiracionit.”

Burimi: Metro Co