Celebrity

Eva Grimaldi rreth lidhjes me Gabriel Garko-n: 'S'kishte seks, por mund të bëja një fëmijë me të'

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2020

Eva Grimaldi rreth lidhjes me Gabriel Garko-n: 'S'kishte seks, por

U desh që Gabriel Garko të rrëfente publikisht orientimin e tij seksual, që gjithë të tjerët pas tij të rrëfenin historitë e ndodhura ndër vite. 

Deklarata e radhës është ajo e aktores Eva Grimaldi, me të cilën Garko ka qenë në një lidhje për 8 vite. Grimaldi, aktualisht e martuar me partneren e saj Imma Battaglia, e kujton historinë me Garko-n si një periudhë shumë të rëndësishme të jetës së saj.

"Historia jonë u krijua 14 vite më parë. Nuk ka patur kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe e kam mbrojtur. Pavarësisht kësaj, kishte shumë dashuri. Edhe sot ka ende shumë dashuri, nga ajo që shkon përtej fizikes. Unë do isha martuar pa frikë me të ose do të kisha bërë një fëmijë."- tregon ajo për revistën "Chi".

Në të njëjtën linjë duket se ishte dhe aktori në raport me të. Pak ditë më parë, në intervistën e tij për Verissimo, Gabriel u shpreh se e ka dashur shumë për vite me radhë, pavarësisht se mes tyre mungonte seksi.

Eva Grimaldi dhe partnerja e saj, ishin të parat që e mbështetën yllin e filmave pas deklaratës së bujshme në "Grande Fratello VIP".