
Për herë të parë në histori, një Nobel në shkencë iu dha dy grave. Dr. Emmanuelle Charpentier dhe Dr. Jennifer A. Doudna u vlerësuan për punën e tyre në zhvillimin e Crispr-Cas9, një metodë për ndryshimin e gjenomit.
"Çmimi i këtij viti ka të bëjë me rishkrimin e kodit të jetës", tha Goran K. Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, teksa shpalli emrat e laureatëve.
Crispr-Cas9 funsksionon si “gërshërë” gjenetike, që lejon studiuesit të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me një saktësi jashtëzakonisht të lartë. "Kjo teknologji ka transformuar plotësisht mënyrën se si ne bëjmë kërkime në shkencën themelore", tha Dr. Francis Collins, drejtor i Instituteve Kombëtare Amerikane të Shëndetit.

Dr. Charpentier, franceze, është drejtoresha e Max Planck Unit për Shkencën e Patogjenëve në Berlin. Dr. Doudna është profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Dr. Charpentier tha se ishte "e lumtur" që ishte një nga pak fitueset gra të çmimit dhe shpresonte se fitorja do të ishte frymëzuese për gratë e reja "për të ndjekur rrugën e shkencës".

Dr. Charpentier, 51 vjeç dhe Dr. Doudna, 56 vjeç, u takuan në një kafene në Porto Riko në 2011 gjatë një konference ku ishin të dyja të pranishme, tha komiteti Nobel. Ato e prezantuan Crispr-Cas9 në vitin 2012.
Burimi: New York Times