Flokët

Baluket e reja të Bella Hadid janë trendi i flokëve të vitit 2020

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2020

Baluket e reja të Bella Hadid janë trendi i flokëve të vitit

Ky model i balukeve është ideali për njerëzit që kanë dashur gjithnjë të kenë baluke, por nuk i kanë bërë, pasi nuk kanë kohën të “merren me to”.

Prerja e re është bërë tashmë trend në TikTok dhe Pinterest.

Ky model është i përshtatshëm edhe për ato që mërziten shpejt me një model, pasi me një ndarje anësore ose në mes, baluket nuk qëndrojnë më në gjithë ballin tuaj dhe përzihen pa problem me pjesën tjetër të flokëve.

Së fundmi, grupit të vajzave me baluke, iu bashkua edhe Bella Hadid. Modelja ndryshoi look vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj të 24-të.

Hadid ndryshoi gjithashtu ngjyrën e flokëve, duke shtuar disa nuanca karamel dhe duke krijuar kështu, bashkë me baluket, një still të frymëzuar nga vitet ’90.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ? (@bellahadid) on

Burimi: In Style