Health News

Imuniteti i tufës: Deklarata që bëri bujë rezulton e nënshkruar nga shkencëtarë të rremë

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2020

Imuniteti i tufës: Deklarata që bëri bujë rezulton e

Pak ditë më parë, një grup ndërkombërar shkencëtarësh u bëri thirrje qeverive që të përmbysin strategjitë e tyre të koronavirusit dhe të lejojnë të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm të kthehen në jetën normale duke mbrojtur më të prekshmit. Propozimi, i hartuar nga tre studiues, por i nënshkruar nga shumë më tepër, argumentoi lejimin e përhapjes së virusit në grupe me rrezik të ulët me shpresën e arritjes së "imunitetit të tufës", ku pjesa më e madhe e popullatës është rezistente ndaj virusit dhe kështu përfundon më shpejt pandemia.

E përshkruar si "Deklarata e Madhe e Barrington", ajo u nënshkrua nga më shumë se 15,000 shkencëtarë dhe profesionistë mjekësorë. Por së fundmi, detaje për të u zbuluan nga Sky News ku u vunë re emra të shumtë të rremë, si Dr. Johnny Bananas. Në listën e emrave, një prej tyre është rezident në “universitetin e mamit tënd”, ndërkohë që një tjetër është i specilizuar në “Dale a tu cuerpo alegria Macarena”.

Sky News zbuloi 18 homeopatë të vetëdeklaruar (homeopatia - sistem pseudoshkencor i mjekësisë alternative) në listën e emrave të ekspertëve dhe më shumë se 100 terapistë ekspertiza e të cilëve përfshinte masazh, hipnoterapi dhe këndim khoomii mongol.

Akademikë individualë nga universitetet e Oksfordit, Cambridge, Harvard, Stanford, Nottingham, Edinburg, Exeter, Sussex etj., ishin midis ekspertëve nga e gjithë bota që nënshkruan deklaratën. Sidoqoftë, faqja në internet e deklaratës lejon cilindo që të shtojë emrin e tij në listë nëse siguron një adresë emaili, qytetin e shtëpisë, kodin postar dhe emrin. Nuk është e qartë se sa nga emrat në listën e ekspertëve të deklaratës janë të rremë.

Dr. Michael Head, një studiues i vjetër i shëndetit global në Universitetin e Southampton, tha se deklarata ishte "një ide shumë e keqe" dhe dyshoi se njerëzit e prekshëm do të ishin në gjendje të shmangnin virusin nëse do të lejohej të përhapej. "Në fund të fundit, Deklarata e Barrington bazohet në parime që janë të rrezikshme për shëndetin publik kombëtar dhe global," tha ai.

Deklarata është akuzuar gjithashtu për injorim të provave të reja në rritje përsa i përket Covid-19, ku mijëra njerëz të aftë dhe të rinj që kanë qenë në kontakt me virusin, kanë mbetur me simptoma të lehta muaj pas një infeksioni të lehtë.

Burimet: Sky News, Guardian