Çfarë nuk prezantuan emra si Rihanna apo Miley Cyrus që nuk u bë trend? Pikërisht pra. Një nga trendet e radhës për modelin e flokëve është “the mullet” që në shqip e gjejmë si “bisht-pëllumb”. Ky model flokësh konsiston në prerjen e flokëve shkurt në pjesën e sipërme të kokës, ndërsa fundet lihen pak të gjata.
Së fundmi e pamë te Rihanna,
View this post on Instagram
te Cara Delevigne
View this post on Instagram
te Miley Cyrus
te Maise Williams.
Në gusht të një viti më parë, e pamë te Rita Ora kur prezantoi koleksionin Vjeshtë-Dimër 2019 për Escada.
Sipas Dazed Digital, ky model flokësh daton që në lashtësi, te grekët dhe romakët, rreth shekullit VI para lindjes së Krishtit. Po kështu, modeli bisht-pëllumb është parë edhe në qytetërime të tjera, si te egjiptianët apo asirianët.


Flokët e prera në këtë formë u bënë modeli i preferuar në vitet ’80, madje vazhdoi edhe në fillim të viteve ’90.



Parukierë të ndryshëm thanë për InStyle se trendi “nuk do të largohet kurrë, sepse ka qenë gjithmonë aty”. Thjesht hera-herës, qëndron më shumë në qendër të vëmendje.

Nëse doni një model të tillë, e vetmja gjë që ju duhet është ~fat~. Shumë fat.
- Teknika e re për flokë të shëndetshëm duket interesante, por ekspertët thonë se është e rrezikshme
- 3 mënyra si të kontrolloni a është i shëndetshëm floku juaj dhe ca këshilla trajtimi
- Baluket e reja të Bella Hadid janë trendi i flokëve të vitit 2020
- Nëse e keni me nxitim: 9 modele flokësh për ju!
- Meghan Markle, mbretëresha e ndryshimeve të vogla, propozon për flokët: Highlights kanellë