Tashmë është bërë e qartë se koronavirusi mund të sjellë dëmtime të qëndrueshme të organeve tona, si dëmtime të zemrës, mushkërive ose sistemit nervor, si dhe dhimbje të përgjithshme dhe lodhje. Pasojat e mundshme përfshijnë gjithashtu një humbje të qëndrueshme të erës ose shijes, dhe më shumë.
Ne nuk jemi as një vit në studimin e SARS-CoV-2, dhe megjithatë vazhdojmë të përplasemi me të papriturat. Sidoqoftë, ajo që përbën një nga përfundimet më të frikshme është “qëndrueshmëria apo kohëzgjatja e tij”.
Sa kohë mund të qëndrojnë këto simptoma në sistemin tonë mbetet të shihet. Një studim gjerman tregoi se rreth dy në tre pacientë kishin inflamacion të zemrës 71 ditë pasi ishin shëruar zyrtarisht nga Covid-19. Studiues të tjerë gjetën shumë njerëz me mushkëri të dëmtuara, tre muaj pasi ishin “bërë mirë”.
Ajo që ne duam të dimë është se si do jenë këta të sëmurë apo ish-të sëmurë pas 5 vitesh ose pas 20 vitesh. A do të marrin frymë normalisht, a do të vrapojnë po njësoj? Çfarë do të thotë kjo pasiguri për ne në vitin 2020?
Një gjë që do të thotë është se nuk mund të përqendrohemi thjesht në vdekshmëri kur vlerësojmë rrezikun e Covid-19.
Ideja e tanishme është se të rinjtë janë më imunë dhe gjasat janë, që edhe nëse infektohen, do të mbijetojnë ose ta marrin veten më shpejt.
“Long Covid” ose “Covid-i i zgjatur” e sfidon këtë logjikë. A duhet të shqetësohem më shumë tani? Cila është mënyra e duhur për të menduar për gjithë këtë?
Psikologjikisht, Covid "i shkurtër" dhe "i gjatë" janë analoge.
Sidoqoftë, mundësia e një Covidi të gjatë është më e rrezikshme, pasi sjell idenë se virusi mund të futet tek ne dhe të qëndrojë aty, duke shkaktuar dëme, pra, të kthehet pak a shumë në një sëmundje kronike.
Kuptimi se Covid-19 mund të jetë një sëmundje kronike i bën të gjitha vendimet dhe masat e marra edhe më të vështira, sepse shton një tjetër enigmë rreziku.
Burimi: Bloomberg