Metoda KonMari me të vërtetë mund t’ju ndihmojë të mbani jetën tuaj në kontroll.
E famshme për krijimin e kësaj metode, Marie Kondo (një eksperte në organizimin) e përdor dhe e mëson këtë metodë duke ju ndihmuar të thjeshtoni dhe organizoni shtëpinë tuaj për një gjendje më të mirë shpirtërore.
Ky është një vështrim i brendshëm i zakoneve të saj personale të përditshme për t'ju ndihmuar të lehtësoni disi vrullin e ditëve tuaja.
Këto janë 5 këshillat e përditshme, që Marie Kondo thotë se duhet të bëni në baza ditore:
1. - Filloni mëngjeset tuaja me zakone të mira energjie
Është shumë e rëndësishme mënyra se si ju nisni ditën. Marie ngrihet herët me familjen e saj. Ajo hap të gjitha dritaret për të sjellë ajrin e pastër. Ajo beson se mbajtja e një shtëpie të rehatshme, sjell “energji të pastër”. Ju mund edhe të ndizni qirinj ose të përdorni aromatikë për ta rritur këtë ndjenjë freskie dhe pastërtie.
Marie gjithashtu përpiqet të meditojë ose të lutet për të filluar ditën e saj me mirënjohje. Ajo thotë se duke e bërë këtë, ju do të pastroni mendjen tuaj dhe do t'ju japë gjendjen e duhur shpirtërore për të filluar ditën.
Kondo i ndërron pizhamat direkt pasi zgjohet. Kjo e vë mendjen e saj “në gjendje pune”.
2. – Falenderoni për gjërat tuaja
Çdo ditë duhet të falenderoni. Kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por është e rëndësishme të falenderoni për gjithçka keni.
Nga çanta që keni mbajtur në xhaketën që keni veshur, kthejeni atë në dollapin tuaj dhe falënderojeni. Mund ta thuash edhe me zë të lartë.
Marie Kondo është e famshme për falenderimin e artikujve të saj për shërbimin e tyre para se i dhuron ato. Ajo gjithashtu beson se duhet treguar mirënjohje për çdo objekt, para se ai të hidhet.
Kur e bëni këtë, ju po u jepni kuptim të gjithë sendeve tuaja dhe “s’po e merrni jetën për të mirëqenë”.
Posedimet janë të mira të kësaj bote që nuk mund t'ju bëjnë të lumtur si person, por mirënjohja juaj për secilin posedim mund të ndryshojë pamjen tuaj për jetën në tërësi.
3. – Pastroni shtëpinë
Ky nuk ka pse të jetë çdo ditë një proces i lodhshëm dhe i detajuar. Kushtojini rëndësi zonave që duket sikur nuk marrin ajër.
Ju mund të hapni dritaret për të lënë flladin e freskët të hyjë në shtëpi. Ndizni qirinj dhe vajra esencialë për të ndihmuar në pastrimin e shtëpisë tuaj.
4. – Bëni një listë të punëve që do bëni gjatë një ditë
Bërja e një liste detyrash është një nga gjëra më të mira që mund të bëni për produktivitetin.
Përfshini gjithçka që duhet të bëni. Mund të shkruani se duhet të ikni te posta, pastrimi kimik, të bëni një takim pune etj. Nuk ka rëndësi sa e madhe apo e vogël është detyra.
Mos shkruani gjëra që janë të pamundura për atë ditë. Kur keni një listë të gjatë për të bërë, bëhet e vështirë të motivosh veten.
5. – Krijoni një rutinë të rregullt nate
Një rutinë gjatë natës është e rëndësishme për të gjithë familjen.
Pasi të ktheheni nga puna, hani darkë me familjen. Luani me fëmijët tuaj. Dilni për të shijuar ajrin e pastër. Shikoni televizion me familjen tuaj para se të lexoni një libër dhe t'i vini fëmijët në shtrat. Mund të krijoni rutinën tuaj. Ju e dini se çfarë funksionon më mirë për familjen tuaj.
Sapo fëmijët tuaj të jenë në shtrat ose kur dita po i afrohet fundit, është koha për të mbaruar ca punë. Ju mund të vendosni sendet përsëri në vend, të relaksoheni për të lexuar një libër apo të lani enët.
Pjesa më e rëndësishme është të keni një rutinë. Ndonjëherë, rutina do të hidhet poshtë dhe për këtë, nuk ka asnjë problem.
Burimi: Everything Abode