Jo të gjithë jemi të mirë kur vjen puna tek kursimi i lekëve. Sa herë e keni dëgjuar këtë? Me qindra, por sikur t'ju themi që është thjesht një mit, ndoshta do ta shihni veten dhe kuletën tuaj me tjetër sy. Më poshtë do të gjeni të renditura mitet më të mëdha që thuhen shpesh për kursimin dhe aftësinë tonë për të hequr para mënjanë.
1. "Disa njerëz s'janë të prerë për të kursyer para.
Nuk ka njerëz "jo të mirë" për të kursyer para, për aq kohë sa ka mundësira për të mësuar më shumë.
2. "Ekonomia është kaq e paqëndrueshme, prandaj s'i kontrrolloj dot financat e mia"
Kjo është një gënjeshtër që ja thoni vetes ose të tjerëve. Sigurisht që ka periudha të vështira, por nëse doni kursimi mund të shkoj në proporcion me situatën aktuale. Kontrollin mbi paratë e keni jo.
3. "Kur të kem më shumë para, do të kursej më shumë"
Ashtu mendon, por nëse s'e bën tani nuk do ta bësh as më vonë. Me rritjen e të ardhurave, stili i jetës ndryshon, prandaj në fund jemi sërish në të njëjtën pikë.
4. "Kartat e kreditit s'duhen përdorur kurrë"
Vetëm nëse jeni të papërgjegjshëm, po. Në të kundërt do t'ju ndihmojnë në ditë të këqija.
5. "S'e planifikon dot të ardhmen kur ke borxhe"
Borxhi të bën të ndihesh "i ngecur", por absolutisht s'duhet të të pengojë vizionin apo objektivat e të ardhmes.
6."Gjithmonë kërko të bësh ujdi"
Një strategji edhe më e mirë është të blesh çfarë ke nevojë dhe diferencën ta kursesh. Opsion më i sigurtë se ujdia.
Burimi: Bustle