Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë konferencës për mediat, u shpreh se në bazë të Aktit Normativ, për personat që nuk mbajnë maskë në vendet ku përdorimi i saj është i detyrueshëm, do të ketë penalitete.
Ajo u shpreh se gjoba do të jetë 3,000 lekë për çdo shkelës të rregullores së re. Në rast se shkelja përsëritet, gjoba do të jetë 5,000 lekë.
Në konferencën e pak ditëve më parë, kryeministri u shpreh se gjoba do të vendoset te fatura e dritave.