Masa që do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në rrugë duke filluar nga dita e nesërme (e enjte, 15 tetor) ishte një rekomandim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një intervistë për Tv Klan, përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri, Dr. Bettina Menne, tha se maska do ta frenojë përhapjen e Covid-19.
“Ne jemi të lumtur të shohim që qeveria miratoi seriozisht diçka, të cilën OBSH e ka kërkuar që prej më shumë se 5 muajsh: përdorimin e maskave në hapësira publike. Virusi ka potencialin të bëjë dëme të mëdha nëse nuk ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar përhapjen e tij. Jo, jo maska nuk ka asnjë pasojë negative”.
Përsa i përket vendosjes së bllokimit total, ajo tha se mbajtja e maskës do të evitojë mbylljen e vendit.
“Njerëzit e dinë që duhet të përdoret kudo dhe gjithmonë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe me shumë mundësi do të na parandalojë mbylljen. Situta është e ndryshme dhe sigurisht po mbahet nën kontroll dhe po shihet se cilat çështje do të zbatohen në Europë dhe Ballkan. Por dihet që mbyllja nuk i shërbeu askujt. Bllokimet e pjesshme po zbatohen pothuajse kudo në Europë, ku situata ka përmbushur nivele kritike. Ne jemi të vetëdijshëm për lodhjen e publikut për të ndjekur masat parandaluese”.
Në shumë vende po përdoren testet e shpejtë për Covid-19 dhe OBSH kërkon që ato të aplikohen edhe në Shqipëri.
Artikuj të rekomanduar: