Ndalimi i ushtrimit të aktivitetit për kinematë, i cili erdhi në maj, si pasojë e pandemisë, është shfuqizuar ditën e djeshme, më 14 tetor.
Urdhri i ri, ka hyrë në fuqi direkt pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
“Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik pë parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID”, shkruhet në urdhrin e vendosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
- Falen të gjitha gjobat e vendosura për shkeljen e masave gjatë karantinës
- Vendosja e detyrueshme e maskës: Flet ministrja Manastirliu
- Maska e detyrueshme: Ja sa do të jetë gjoba
- Maska e detyrueshme: Lista e vendeve ku duhet ta mbani ose jo
- Përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri flet për maskën, bllokimin e vendit, testet e shpejtë etj.