Ministria e Shëndetësisë njoftoi hapjen e kinemave, shoqëruar me një udhëzues të përkohshëm gjatë fazës së pandemisë. Disa nga rregullat e vendosura te udhëzuesi i masave higjieno-sanitare për Covid-19 janë:
- Asnjë klient me temperaturë mbi 37.3 gradë Celcius nuk mund të hyjë në kinema;
- Duhet të qëndrohet në distancë fizike, jo më pak se 1.5 metër;
- Të kryhen vetëm rezervime online dhe të kufizohet grumbullimet në zonën e pritjes për të ruajtur distancim fizik;
- Klientët dhe stafi duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës në ambientet e kinemasë;
- Të mos konsumohet ushqim dhe pije në ambientet dhe sallën e kinemasë.
Masa të tjera:
- Të favorizohet qarkullimi i ajrit të jashtëm sa më shumë që të jetë e mundur duke hapur dyer dhe dritare;
- Të kryhet higjienizimi i karrigeve, mbështetësve të krahësve të karrigeve, në raport me numrin dhe oraret e shfaqjeve;
- Të sigurohet higjiena maksimale në tualet dhe pajisja me të gjithë elementët bazë higjienik dhe të menaxohen në kohë mbetjet.
Udhëzuesin e lexoni të plotë këtu.
- Këtë vit anulohet Panairi i Librit në Tiranë: 'Rrezikshmëri e lartë e përhapjes së Covid-19'
- Maskne janë aknet e reja: Çfarë duhet të dini për to dhe si t'i parandaloni!
- Masat e reja ndaj pandemisë në Europë: Franca rikthen karantinën!
- Nëse nuk i nuhasni këto 2 gjëra, mund të keni Covid
- Përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri flet për maskën, bllokimin e vendit, testet e shpejtë etj.
- Maska e detyrueshme: Ja sa do të jetë gjoba