Pushteti

Xhaketa e kryeministres së Finlandës ndez debat në rrjet: Seksizëm dhe mizogjini

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2020

Xhaketa e kryeministres së Finlandës ndez debat në rrjet:

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, u vendos në qendër të një debati të ashpër, pasi pozoi me një xhaketë me dekolte të theksuar për setin fotografik të një reviste në Finlandë. Sanna Marin, e cilësuar si kryeministrja e më e re në botë, u fotografua për kopertinën e revistës Trendi. Fotot e saj u shpërndanë nëpër rrjete sociale, ku të shumtë qenë njerëzit që kundërshtuan njëri-tjetrin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Trendi & Lily (@trendimag) on

Disa përdorues në rrjete sociale e cilësuan veshjen e kryeministres si “pa shije” dhe “qesharake”. Të tjerë thanë se “po poshtëron zyrën e saj”. Mirëpo nga ana tjetër, pati dhe shumë njerëz, përfshirë këtu edhe figura të njohura në Finlandë, që theksuan se komentet janë të nxituara nga seksizmi dhe mizogjinia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????? | RENT FASHION (@stilrent.fi) on

“Të gjithë duhet të lejohen të jetojnë në një mënyrë të tillë që karakteri, dinjiteti dhe aftësitë e tyre profesionale të mos përcaktohen duke u kapur te detaje të parëndësishme,” tha aktorja finlandeze Kiti Kokkonen. Disa të tjerë shpërndanë foto të udhëheqësve burra me kraharorin e zbuluar, duke përfshirë edhe imazhe topless të Vladimir Putin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Samband ungra framso?knarmanna (@ungframsokn) on

Mari Karsikas, kryeredaktorja e Trendi, tha se kritikat buronin nga mizogjinia. Të tjerë shkruan se kryeministrja është një model për të gjitha gratë finlandeze. “Një grua kaq e mrekullueshme që nuk ka frikë të thyejë formulat patriarkale të ngurtësuara me pluhur,” tha një tjetër. Debati nxiti shumë gra të pozonin me xhaketa të ngjashme, nën hashtagun #imwithsanna.

Xhaketa e kryeministres së Finlandës ndez debat në rrjet:

Burimet: The Times, Evening Standard