Ditët e fundit, në internet dhe portale ka qarkulluar lajmi se më 2 nëntor, shkollat në vend do të mbyllen si pasojë e pandemisë Covid-19. Madje, një thashethem i tillë është shoqëruar edhe me një dokument të falsifikuar sipas të cilit "urdhërohej mbyllja e institucioneve arsimore duke nisur nga data 2 nëntor".
Sipas Abc News, Ministria e Arsimit, ka hedhur poshtë një lajm të tillë, duke siguruar nxënësit dhe gjithë të tjerët që mësimi do të vijojë normalisht, me përjashtim të klasave të caktuara kur janë konstatuar raste pozitive me Covid-19 tek mësuesit apo nxënësit.