Celebrity

Chrissy Teigen reagon për herë të parë pas humbjes së bebit

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2020

Chrissy Teigen reagon për herë të parë pas humbjes së

Që prej ditës kur njoftoi lajmin e humbjes së bebushit të tretë për shkak të hemoragjisë, Chrissy Teigen qëndroi larg rrjeteve sociale për pak ditë. Pak orë më parë, Teigen theu heshtjen pas asaj që ndodhi përmes një postimi në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Chrissy, publikoi statuset e Twitter-it të John Legen, dedikuar asaj. 

"Kjo është për Chrissy-n. E dua dhe e vlerësoj kaq shumë familjen tonë. Ne kemi prekur majat dhe fundin bashkë. Të të shihja teksa mbaje fëmijën tonë ka qenë shumë prekëse dhe Jam pa fjalë nga forca që ke treguar gjatë atyre momenteve sfiduese. Çfarë dhuratë e mrekullueshme është të jesh në gjendje të sjellësh jetë në këtë botë. Ne e kemi përjetuar atë mrekulli, fuqinë dhe gëzimin e kësaj dhurate dhe tani e ndjejmë më thellë brishtësinë e saj.

E shkruajta këtë këngë sepse kam besimin që për aq kohë sa jemi në këtë Tokë, do të bashkojmë duart me njëri tjetrin në çdo lot, në çdo ulje-ngritje, në çdo sprovë. Ja premtuam njëri-tjetrit këtë në ditën e dasmës, 7 vite më parë dhe çdo gjë që kemi kaluar vetëm sa e ka forcuar më shumë premtimin. Dashuria jonë do të qëndrojë! Ajo nuk thyhet kurrë!"- shkruan Legend, i cili më herët i dedikoi bashkëshortes këngën "Never Break" në Billboard Music Awards 2020.

Ndërkohë, Teigen shkruan: "Jemi të heshtur, por jemi mirë. Ju duam shumë!" 

Shtatzënia e tretë e modeles u ndërpre pasi pavarësisht transfuzioneve të gjakut, bebi nuk arriti të marrë lëngjet e nevojshme që i duheshin për të mbijetuar. Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të vajzës 4 vjeç, Luna Simone, dhe djalit Miles Theodore, 2 vjeç.

Burimi: Cosmopolitan