Showbiz dhe TV

Zbulohet emri i bebushit të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2020

Zbulohet emri i bebushit të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Arbana Osmani solli në jetë djalin e dytë ditën e sotme. Në një postim në Instagram, regjisori Eduart Grishaj shkroi “Lindi Dielli”, duke zbuluar kështu edhe emrin e të birit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eduart Grishaj (@eduartgrishaj) on

Më parë, Arbana është shprehur se do t’i qëndrojë besnike emrave shqiptarë, njësoj si me djalin e madh, Jonin.

Zbulohet emri i bebushit të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Lajmin e shtatzënisë Arbana e zbuloi me rastin e ditëlindjes së saj dhe Eduartit, më 7 maj. Moderatorja është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero. Zërat për një romancë mes regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur” dhe Arbana Osmanit filluan në fund të shkurtit të 2019-s.