Shqipëria

Ministrja Manastirliu apel qytetarëve: '3 muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë'

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2020

Ministrja Manastirliu apel qytetarëve: '3 muajt e ardhshëm nuk do

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë komunikimit të fundit i bëri sërish apel qytetarëve për vendosjen e maskave, si një nga masat kryesore për parandalimin e pandemisë. Nisur nga shifrat në rritje të të infektuarëve, Manastirliu paralajmëroi se të paktën 3 muajt e ardhshëm nuk do të jenë aspak të lehtë.

"Duhet akoma më shumë ndërgjegjësim që qytetarët të mos neglizhojnë mbajtjen e maskës si edhe maskat e higjienës. Ne jemi 24 orë në punë për t’ju përgjigjur çdo qytetari. Këto tre muaj nuk do të jenë të lehtë. Pritet rritje të rasteve po shtrimeve në spitale.

Spitale Covid3 dhe 4 janë të përgatitura për të përballur vjeshtë-dimrin. Sado që të rrisim kapacitetet tona është një nevojë emergjente që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e çdo qytetari për të zbatuar rregulla të thjeshta."- u shpreh ministrja.

Në fjalën e saj, ajo sqaroi se rritja e numrit të infektimeve ka ardhur si pasojë e disa elementëve që ishin të pritshëm, si hapja e bareve, restoranteve, grumbullimi i njerëzve, etj.

"Rritja vërehet se ka ardhur si pasojë e disa elementeve që i prisnin, hapja e shkollave, bareve, restoranteve në ambiente të mbyllura dhe stina vjeshtë-dimër, rritje që edhe në kontekstin europian ka sjellë rritje rastesh dhe shtrime në spitale. Shumë vende në Europë e botë kanë vendosur masa agresive, si kufizim lëvizje dhe orare të përcaktuara për bare e restorante, vendosje maske të detyrueshme jashtë shtëpisë shoqëruar kjo me masa si gjoba në rast se nuk zbatohet. Kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte, një rrugë që besojmë se do na sjellë ulje të numrit të infektimeve apo mbajtjen në kontroll të numrit të rasteve të infektimeve."

Ndërkaq, kryeministri Rama shtoi se duhet bërë gjithçka për të mos e çuar vendin drejt një mbylljeje të dytë.