Një studim i fundit i kryer nga Kolegji i Mjekësisë në Pennsylvania, SHBA, (via Science Daily) thekson se produktet e zakonshme të kujdesit dentar mund të shkatërrojnë koronavirusët te njeriu.
Në realizimin e studimit të tyre, të botuar në Journal of Medical Virology, studiuesit testuan produkte të ndryshme të kujdesit oral, si pastat e dhëmbëve dhe lëngjet që përdoren për shpëlarjet orale, dhe vunë re se shumica prej tyre shkatërronin 99.9% të virusit pas vetëm 30 sekondash. Ndonëse studiuesit nuk testuan specifikisht SARS-CoV-2, virusin që shkakton Covid-19, ky i fundit është gjenetikisht i ngjashëm me koronavirusët e tjerë njerëzorë të testuar dhe e bën ekipin e studimit të besojë se rezultatet do të jenë të ngjashme edhe për koronavirusin e ri.
Autori kryesor i studimit, Craig Meyers, një profesor i shquar i mikrobiologjisë dhe imunologjisë, tha se rezultatet tregojnë se ngarkesa virale (sasia e virusit) në gojën e një personi të infektuar mund të zvogëlohet përmes produkteve të zakonshme të kujdesit oral, të cilat merren pa recetë dhe një gjë e tillë redukton fuqinë e transmetimit të sëmundjes.
Një tjetër studim i botuar në Journal of Infectious Diseases doli në përfundime të ngjashme.
- Ky është vendi i parë në Europë që rikthen karatinën dhe kufizimet më të forta!
- Specialisti shqiptar në Nju Jork thotë se virusi do të zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë
- Covid-19: Ka më shumë prova se ky grup gjaku është më pak i rrezikuar
- Si protokollet e sigurisë së Covid-19 do t'ju mbrojnë gjithashtu nga ftohja dhe gripi