Shqipëria

Problemi me çiklistët: Zgjidhja kreative e Amsterdamit, qyteti me më shumë biçikleta sesa njerëz

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2020

Problemi me çiklistët: Zgjidhja kreative e Amsterdamit, qyteti me

Amsterdami krenohet se është një nga qytetet më miqësore për çiklistët në botë. Por edhe kryeqyteti holandez ka kufijtë e tij.

Banorët janë ankuar se pamjet e disa prej kanaleve më të bukura po dëmtohen për shkak të grumbullimit të biçikletave në kangjellat e urës, ndërkohë që njerëzit detyrohen të ecin nëpër trotuaret e ngushtë, ose në rrugë.

Problemi me çiklistët: Zgjidhja kreative e Amsterdamit, qyteti me

Si rezultat, autoritetet kanë vendosur shporta prej druri me lule për të penguar çiklistët që të vendosin biçikletat në urë.

Problemi me çiklistët: Zgjidhja kreative e Amsterdamit, qyteti me

"Për shkak të numrit të madh të biçikletave të parkuara në kangjellat e urës, këmbësorët nuk përshtaten dot më me trotuaret e ngushta dhe u duhet ecin në rrugë", tha (via Guardian) një zëdhënës. "Kjo krijon situata të pasigurta."

Amsterdami ka më shumë biçikleta sesa njerëz me 767 km korsi biçikletash. Një dukuri e tillë është e përhapur në të gjithë Holandën. Sipas një raporti zyrtar të qeverisë, vendi ka rreth 23 milionë biçikleta, ndërkohë që popullsia është rreth 17 milionë.

Problemi me çiklistët: Zgjidhja kreative e Amsterdamit, qyteti me

Problemi me çiklistët: Zgjidhja kreative e Amsterdamit, qyteti me

Burimet: Government.NL, Guardian, BBC