Universiteti

Universiteti i Tiranës: Këto do të jenë rregullat e reja për kthimin në auditore!

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2020

Universiteti i Tiranës: Këto do të jenë rregullat e reja

Universiteti i Tiranës ka publikuar projekt-rregulloren e brendshme për “mbrojtjen nga infeksioni i shkaktuar nga virusi Covid-19”.

Rregullat përfshijnë shamngien e rasteve të dyshura, që do të thotë se studentët ose personeli që kanë disa shenja të sëmundjes këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë sekretarinë mësimore ose strukturat e burimeve njerëzore.

Nëse studentët shfaqen me temperaturë në hyrje të godinës, izolohen menjëherë nga personi përgjegjës dhe telefonohet numri 127, si dhe njoftohet NjVKSH (Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor).

Vetëkarantinimi i personave me kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuar

Kur mësimi zhvillohet në auditor, në rastet kur një person (student, personel akademik, personel ndihmësadministrativ/administrativ) rezulton i prekur me infeksion Covid-19, personat që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të në institucion (kanë ndenjur pranë tij, kanë shkëmbyer matëriale),  vetëkarantinohen.

Personi i infektuar lajmëron institucionin nëpërmjet deklaratës së tij dhe më pas, grupi i punës i ngritur për menaxhimin e situatës Covid-19 në institucion evidenton personat që kanë qenë në kontakt të drejtpërdretë me personin e sëmurë.

Në rastet kur personi i infektuar me Covid-19 është student ose personel akademik, atëherë i gjithë grupi  me të cilin ai zhvillon mësim kalon në mësim në distancë për 14 ditë, në varësi të situatës së tyre shëndetësore.

Në të gjitha rastet ambientet dizinfektohen pasi lajmërohen strukturat përkatëse.

Në rast të përhapjes së sëmundjes me dashje, apo shkeljes së urdhrave që rezultojnë në pasoja të rënda, ka dënime të Kodit Penal.

Hyrja dhe dalja në dhe nga ambientet e Universitetit të Tiranës

Studentët, personeli akademik, ndihmësakademik dhe administrativ hyjnë në ambientet e njësisë përbërëse vetëm nga hyrja qendrore, në orare të mirëpërcaktuara paraprakisht.

Studentët hyjnë në godinë, pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi të paktën 1.5 deri 2 m, duke u shmangur hyrje-daljet e përsëritura.

Sigurimi i distancimit fizik

Ruhet distanca të paktën 1.5 - 2 m mes studenteve, duke vendosur shenja orientuese dhe duke afishuar informacion të dukshëm.

Në auditor, laborator ruhet distanca prej të paktën 1.5 -  2 m mes studentëve.

Nëse numri i studentëve është më i madh sesa hapësira e auditorit/laboratorit që do të duhej për të respektuar kushtin e distancimit fizik, mësimi zhvillohet duke e ndarë grupin në  disa nëngrupe dhe duke e zhvilluar mësimin me disa turne, sipas një grafiku të caktuar.

Mbajtja e maskave

Mbajtja e maskave nga studentët dhe personeli në mjediset e brendshme dhe të jashtme të njësive (auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra, korridore, oborre rrethues) është e detyrueshme.

Maska duhet të jetë një-përdorimshe ose maskë prej tekstili, e cila duhet të lahet në 60 gradë me larës të zakonshëm.

Në hyrjen e çdo mjedisi të mbyllur afishohet një kujtesë lidhur me mbajtjen e maskave.

Nuk lejohet mbajtja e maskës në ambientet e jashtme të njësive përbërëse, në raste përjashtimore, kur përdorimi maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes apo nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin e maskës.

Për projekt-rregulloren e plotë, klikoni këtu.