Papa Françesku, i cili që prej fillimit ka treguar tone tolerante ndaj homoseksualitetit, së fundmi duket se ka dalë jashtë kornizave të pozicionit të tij në Kishën Katolike të Romës, duke mbështetur publikisht martesat e çifteve të të njëjtit seks. Diçka e tillë është pohuar në dokumentarin e ri kushtuar Papës, premiera e së cilës u mbajt sot në Romë.
Teksa fliste për kujdesin që duhet treguar për njerëzit e komunitetit LGBT, papa Françesku, adresoi problemin e madh që haset me të drejtat e njeriut në këtë film-dokumentar.
"Çfarë ne duhet të krijojmë është një ligj të bashkimit civil. Vetëm në këtë mënyrë ata janë ligjërisht brenda. Unë do të ngre zërin për këtë."- u shpreh ai teksa pohonte mbështetjen maksimale për komunitetin gay, duke i konsideruar si njerëz të Zotit.
Nuk dihet me saktësi kur papa i ka bërë të tilla deklarata, por regjisori i dokumentarit, Evgeny Afineevsky, thotë se ai ia ka pohuar personalisht përballë për filmin.
Ndërkohë vetë Kisha Katolike është kundër martesave homoseksuale.
Burimi: The New York Times