Shendeti i Gruas

Ka një metodë më pak të dhimbshme për depilimin dhe jo, nuk është brisku

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2020

Ka një metodë më pak të dhimbshme për depilimin dhe jo,

Çfarë është Sugaring?

Sugaring (pasta e sheqerit) në fakt është një metodë e heqjes së qimeve. E ngjashme me depilimin me dyll, kjo pastë heq qimet e trupit duke i tërhequr shpejt nga rrënja. Emri për këtë metodë vjen nga vetë pasta, e cila përbëhet nga limon, ujë dhe sheqer. Përbërësit nxehen të gjithë së bashku derisa të arrihet një qëndrueshmëri e ngjashme me karamelin. Pasi të ftohet, aplikohet direkt në lëkurë. Kjo përzierje është shumë më natyrale dhe miqësore me mjedisin sesa dylli.

Ku ndryshon nga depilimi me dyll?

Pasta e sheqerit mund të tingëllojë e ngjashme me depilimin me dyll, por ka një ndryshim kryesor: drejtimi në të cilin tërhiqen qimet. Me depilim me dyll, përzierja aplikohet në të njëjtin drejtim me rritjen e qimeve dhe më pas hiqet në drejtim të kundërt. Me këtë pastë, është krejt e kundërta. Pasi është ftohur, ajo aplikohet kundër drejtimit të rritjes së qimeve dhe hiqet në drejtim të tyre. Vlen të përmendet gjithashtu se pasta e sheqerit nuk ngjitet në lëkurë, kështu që heq vetëm qimet. Depilimi me dyll, nga ana tjetër, ngjitet në lëkurë dhe mund të shkaktojë më shumë acarim.

Ka një metodë më pak të dhimbshme për depilimin dhe jo,

A përdoret vetëm në zonën tuaj të bikinit?

Jo. Për shkak se pasta nuk ngjitet në sipërfaqen e lëkurës, është një metodë e preferuar e heqjes së qimeve për shumë pjesë të trupit, si fytyrë, sqetull, krahë, këmbë etj. Disa njerëz përjetojnë më pak acarim duke u depiluar me përzierjen e sheqerit, limonit dhe ujit.

A ka ndonjë përfitim?

Përveç një pamjeje më të butë, pa qime, pasta e sheqerit ofron përfitime të tjera. Kjo metodë siguron një eksfolim të lehtë. Pasta ngjitet në qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqen e lëkurës, duke i hequr ato. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, ky eksfolim ndihmon në ripërtëritjen e pamjes së lëkurës. Ashtu si me depilimin me dyll, pasta mund mund të bëjë që qimet të rriten më të rralla dhe më të buta.

Ka një metodë më pak të dhimbshme për depilimin dhe jo,

A ka ndonjë efekt anësor ose rreziqe për t'u marrë parasysh?

Mund të keni skuqje të përkohshme, acarim dhe kruarje menjëherë pas depilimit. Këto efekte anësore janë të zakonshme, por duhet të mos e ngacmoni lëkurën. Përgjithësisht, kjo metodë krijon më pak efekte anësore sesa depilimi me dyll dhe për shumë njerëz është më pak e dhimbshme.

Sa e dhimbshme është?

Kjo varet tërësisht nga toleranca juaj personale ndaj dhimbjes. Për disa njerëz, të gjitha llojet e heqjes së qimeve mund të jenë të dhimbshme. Për të tjerët, pasta e sheqerit mund të mos jetë aspak e dhimbshme.

Burimi: Healthline