Celebrity

Adele bëri një shaka për dobësimin e saj dhe njerëzit u acaruan keq

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2020

Adele bëri një shaka për dobësimin e saj  dhe njerëzit

Është zhgënjyese që pesha e një të famshmi merr po aq vëmendje sa puna dhe talenti i tyre, por Adele, tashmë e di që njerëzit kanë folur gjithnjë për humbjen e saj të peshës.

Kështu që në vend që ta injoronte atë, ajo e përmendi gjatë monologut të saj të hapjes në SNL, ditën e shtunë.

“E di që dukem me të vërtetë ndryshe, që nga hera e fundit që më keni parë, por në të vërtetë, për shkak të të gjitha kufizimeve të Covid dhe ndalimeve të udhëtimit, unë duhej të udhëtoja lehtë dhe të sillja vetëm gjysmën time. Kjo është gjysma që zgjodha unë.”

Shakaja nuk u prit mirë nga të gjithë. Shumë fansa u ndjenë të zhgënjyer që Adele doli për të thënë një shaka njerëzish të shëndoshë.

Njerëz të tjerë i erdhën në mbrojtje këngëtares, duke theksuar se Adele po fliste për trupin e saj, por lidhur me këtë një përdorues u shpreh:

“Ne të gjithë mund të bëjmë çfarë të duam me trupat tanë dhe të flasim për përvojat tona. Çështja është se kur ajo e bën këtë shaka, të gjithë të tjerët do të mendojnë se mund ta bëjnë gjithashtu.”

Fansat, sidoqoftë, duken të lumtur për rikthimin e Adele dhe mendojnë se ajo është në formën e saj më të mirë.

Poll

Monologu i plotë:

Burim: Glamour