Dafina dhe Tayna, pas raportit miqësor dhe suksesit të “Bye Bye”, nuk janë më shoqe. Ndonëse asnjë prej tyre nuk ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, është lehtësisht e kuptueshme që nuk ruajnë një raport miqësor. Si arritëm në këtë përfundim? Epo der teufel steckt im detail, apo jo? ("Djalli është në detaje", citat i Niçes).
Pas publikimit të këngës së fundit të Dafinës, “Zili Zili”, të cilën shumë njerëz e konsideruan si diss ndaj Taynës, kjo e fundit duket se reagoi përmes një freestyle në emisionin “Gjoni Black” të moderatorit Meriton Mjekiqi.
Në një pjesë, Tayna thotë: “Po m’vje inati? Jo bre, ty po t’vjen inati. Hajde po shtyhum sy m’sy se dorën ta zgati. Ato nuk din me fol shqip, le mo me repovat. Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo [sic].”
Para publikimit të “Zili Zili”, Dafina u shpreh se kënga u dedikohet atyre që ajo u ka zgjatur dorën për t’i ndihmuar dhe janë treguar mosmirënjohëse. Në këngë thotë: “Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mund dashni me dhon kur n’zemrën tani ki veq zili zili [sic].”
Përpos faktit që nuk e mbështesnin më njëra-tjetrën përmes publikimit të projekteve përcaktëse, së fundmi nuk ndiqen as në Instagram. Një “following” nuk tregon detyrimisht se marrëdhënia është prishur, po pse duhet të mos ndiqen më dy shoqe dhe kolege në Instagram? Nisur edhe nga detajet nëpër këngë, thjesht sepse nuk e konsiderojnë më raportin mes tyre si “the best duo”. Arsyet e prishjes së miqësisë mbeten të panjohura.