Health News

Provat sugjerojnë se vaksina e Oksfordit funksionon për të gjitha moshat

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2020

Provat sugjerojnë se vaksina e Oksfordit funksionon për të gjitha

Një nga vaksinat eksperimentale kryesore për Covid-19 në botë duket se funksionon te të rinjtë dhe të moshuarit.

Universiteti i Oksfordit dhe partneri i tij tregtar, AstraZeneca, nuk do të publikojnë të dhënat nga provat e hershme të vaksinës, pasi ato do të vlerësohen edhe nga kolegët e tjerë, por AstraZeneca konfirmoi gjetjet kryesore në lidhje me vaksinën në një takim të mbyllur akademik. Vaksina quhet AZD1222.

Provat e fazës së dytë kanë treguar se njerëzit mbi moshën 56 vjeç - dhe disa mbi 70 vjeç - prodhuan të njëjtën përgjigje të antitrupave si vullnetarët më të rinj. Të dhënat gjithashtu tregojnë se u raportuan më pak efekte anësore te të moshuarit, gjë që është inkurajuese.

Një vaksinë që funksionon shihet si një faktor i rëndësishëm në betejën kundër Covid-19. Edhe në rast se vaksinat nuk do të jenë plotësisht mbrojtëse, ato mund të zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes duke bërë që njerëzit të shmangin shtrimin në spital.

Megjithatë duhet thënë se pritet që AZD1222 të mos jetë në dispozicion deri në vitin 2021. Shpërndarja e mundshme parashikohet në gjysmën e parë të vitit 2021. AstraZeneca është angazhuar për prodhim masiv dhe ka një kapacitet prej 3 miliardë dozash.

Burimi: Guardian