Celebrity

Një nga motrat Kardashian zbulon se u testua pozitive me koronavirus: ‘Kisha të gjitha simptomat’

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2020

Një nga motrat Kardashian zbulon se u testua pozitive me koronavirus:

Khloe Kardashian thotë se doli pozitive nga testi i koronavirusit.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” konfirmoi diagnozën e saj të mëparshme në një klip të shkurtër, shkëputur nga reality-show.

“Sapo zbulova se kam korona”, tha ajo në videon e publikuar, nga një episod i filmuar muaj më parë.

Në një nga episodet e publikuara në shtator, Khloe shfaqej duke u testuar për virusin.

“Unë kam qëndruar në dhomën time”, vazhdoi ajo. “Do bëhem më mirë, por isha vërtet keq për disa ditë.”

Kardashian tha se simptomat e saj përfshinin kollitje, të dridhura, të vjellja dhe dhimbje koke shoqëruar me dy ekstreme: ndjesi të të ftohtit dhe të të nxehtit.

Ajo tha se kishte dhe djegie gjatë kollitjeve.

Videoja u publikua një ditë pasi motra e saj, Kim Kardashian, tërhoqi kritika të ashpra pasi festoi ditëlindjen në një ishull privat.

Burimi: Time