Lëkura

Dermatologët zbulojnë 7 këshillat më të gabuara që keni dëgjuar për lëkurën!

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2020

Dermatologët zbulojnë 7 këshillat më të gabuara që

1. Pasta e dhëmbëve mund t’ju pastrojë lëkurën

Ju mund të ishit të lumtur për këtë zgjidhje të shpejtë, kur e patë për herë të parë në internet, por tani ka ardhur koha që të përdorni produkte që funksionojnë vërtet.

Pasta e dhëmbëve mund të thajë puçrrat sepse ka peroksid hidrogjeni, sodë buke dhe alkool, por në të vërtetë, ajo nuk bën shumë për lëkurën tuaj.

“Ju mund të përjetoni skuqje, acarim dhe madje edhe djegie sipërfaqësore nga të gjithë përbërësit e ashpër.”

Në vend të kësaj, ju mund të përdorni një trajtim mbi aknet, pa recetë, që ka acid salicilik dhe peroksid benzoil.

2. Çokollata shkakton puçrra

Ndonëse ka pakëz të vërtetë në gjithë këtë, duhet të dimë se nuk ekziston vetëm një ushqim i caktuar që çon në shpërthimin e akneve. Në vend që të hiqni dorë vetëm nga çokollata, apo një ushqim specifik, kini kujdes në atë se çfarë hani dhe si reagon lëkura juaj.

“Ushqimet që janë më shpesh të lidhura me aknet përfshijnë bulmetin, kripën apo ushqimet me bazë mielli/brumin.

3. Sa më shumë ta lani fytyrën, aq më e pastër do të jetë ajo

Nëse e lani shpesh dhe shumë fytyrën, ju vetëm sa po përkeqësoni gjendjen tuaj aktuale të lëkurës. Përdorni një larës të butë për fytyrën tuaj dhe sigurohuni që dhe grimca e fundit e makeup-it të ketë ikur nga lëkura.

4. Nuk keni nevojë për krem kundër diellit, nëse nuk ka diell

Mbajeni në mendje: Pa marrë parasysh motin, temperaturën ose klimën, ju duhet të përdorni “krem dielli” çdo ditë.

“Rrezet UV të dëmshme janë të pranishme në ditët e nxehta të verës, por edhe në ditët e ftohta të dimrit.”

5. Majoneza funksionon si një maskë fytyre

Nuk duhet ta përdorni kurrë si një maskë hidratuese majonezën. Trashësia dhe vajrat e tepërt mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë acarime të lëkurës. Në vend të kësaj, dermatologët sugjerojnë përdorimin e produkteve që përmbajnë acid hialuronik.

6. Nxirja nga dielli do ju pastrojë lëkurën

Ju mund t’i keni dhënë fytyrës tuaj pak “liri”, teksa pushonit në pishinë, një pasdite të nxehtë, por ajo dozë shtesë e vitaminës D në të vërtetë nuk pastron asnjë papërsosmëri.

Në vend të kësaj, nxehtësia dhe ekspozimi në diell e thajnë lëkurën tuaj, gjë që e bën atë të prirur për të prodhuar më shumë vaj.

Gjithashtu, marrja e rrezeve nxit djersitjen, që mund të çojë në bllokimin e poreve dhe mund të shkaktojë edhe hiperpigmentim të lëkurës. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendosni krem mbrojtës dhe ta mbani fytyrën të mbrojtur nga rrezet e dëmshme.

7. Lërëni “plagën” të marrë frymë

Me siguri ju ka ndodhur, të ngacmoni aknet dhe të krijoni një “masakër të vogël” në fytyrën tuaj.

Nuk është e nevojshme t'i lejoni ato të thahen dhe të marrin ajër, pasi kjo në të vërtetë mund të dëmtojë shërimin. Ju duhet t’i lagni/hidratoni ato dhe sigurisht, t’i mbani të pastra.

Dermatologët e pyetur për artikullin përfshijnë: Dr. Shilpa Agrwal, Dr. Robin Evans, Dr. Tsippora Shainhouse dhe Dr. Stanley Kovak.

Burimi: Derm Store