Kinema & TV

Ndahet nga jeta aktori i famshëm dhe ylli i James Bond

Shkruar nga Anabel

31 Tetor 2020

Ndahet nga jeta aktori i famshëm dhe ylli i James Bond

Sean Connery, aktori skocez i njohur për portretizimin e James Bond, ndërroi jetën në moshën 90-vjeçare në Bahamas. Djali i tij, Jason, tha se aktori ndërroi jetë i qetë në gjumë, pasi ishte "keq për ca kohë".

Connery u admirua nga tifozët e filmit dhe është konsideruar gjerësisht si 007 origjinal dhe më i mirë.

“Një ditë e trishtë për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin babain tim dhe një humbje e trishtë për njerëzit në të gjithë botën që gëzuan dhuratën e mrekullueshme që ai kishte si aktor."

Ndahet nga jeta aktori i famshëm dhe ylli i James Bond

Sean Connery e nisi karrierën në aktrim që në moshë të hershme, por në vitet ’50 pati më shumë sukses. Pavarësisht pjesëmarrjeve nëpër teatër dhe filma, ishte James Bond me “Dr.No” çfarë i dha një tjetër status në ekran, i cili vazhdoi më pas me “From Russia with Love”, “Goldfinger”, “Thunderball”, “You Only Live Twice” apo “Diamonds Are Forever”.

Ndahet nga jeta aktori i famshëm dhe ylli i James Bond

Fama e lejoi që të ishte pjesë e filmave jashtë James Bond, si “Marnie” me regji të Alfred Hitchcock apo “The Hill” e Sidney Lumet. Connery fitoi çmimin Oscar për “Aktorin më të mirë në rol joprotagonist” për “The Untouchables” (1988).

Connery u martua dy herë: së pari me aktoren Diane Cilento (1962-1973) me të cilën pati një djalë, Jason, dhe më pas me piktoren francezo-marokene Micheline Roquebrune në 1975.

Burimi: Guardian, BBC